Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ,Shitet Okazion! Apartament/kati 3-të, tip.2+1,ballkon, mundësi për 3+1,sip.143m², në ndërtes me 4-kate,Cmimi 850€/m², në rr.Pjetër Gurakuqi, 900m nga Materniteti Ri, 150m nga poligrafiku Tira









    Shitet:Apartament i bollshëm, komplet kati, tip 2+1, me tualete, ballkon, sipërfaqe 143m2, me mundesi për 3+1 dhe 2-banjo, në katin 3-të, në Ndërtes të Re banimi e shërbimi me 4-kate, në rrugën "Pjetër Gurakuqi" e "Fransua Pukvil", të cilat lidhen direkt me rr."Ali Shefqeti", 100m nga rreth-rrotullimi ri Shkozës mbi Lanë/pranë Poligrafikut/Spitali Continental /Kryegjyshatës (fundi rr."A.Demi"/kryqëzimi me rr."S.Petrela" ose 900m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min këmb) nga Sheshi "Skënderbej".
    Zona Urës Poligrafikut/rrotullimi Shkozës, ku gjendet Ndërtesa në shitje është një ndër zonat e njohura, të preferuara, në krahun e malit të Dajtit, shumë afër me unazën qëndrore të Tiranës dhe me unazën e madhe/re, si dhe ngjitur me zonat e tjera si; atë të "A.Demi"/Poligrafik, Kryegjashatës të "Brrylit e Maternitetit Ri", të "Shkozës/ish-Uzinës Autotraktorëve"...etj. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme, jo vetëm nga rruga "Ali Demi", por aktualisht edhe nga Lana në segmnetin mbi Maternitetin e Ri deri tek rreth-rrotullimi Shkozës, i cili ngjitet deri tek New 24/ish-uzinën autotraktorëve/betoniere Sina. Gjithashtu edhe nga rruga "Sadik Petrela" që lidhë aksin e porcelanit(rr."Xhanfize Keko" me rrugën "A.Demi", si dhe nga Unaza e Madhe, e cila vjen nga TEG-Kodra e Priftit-Instituti Higjenës- Antibiotiku.
    Pozicioni, Ndërtesës 4-katëshe: Shtëpia/Ndërtesa me 4-kate mbi tokë, gjendet në linjën e parë dhe pamjen/fasadën më të madhe dhe hyrjen kryesore e ka nga rruga "P.Gurakuqi"/veri-perëndim, si dhe nga mbrapa në lindje/jug-lindje, 100m nga rruga "Ali Shefqeti" dhe 150m nga rrethe-rrotullimi Shkozës/mbi Lanë pranë Poligrafikut/Spitalit Continental/Kryegjyshatës (fundi rr."A.Demi" e "S.Petrela") Në raport me Maternitetin e Ri, Ndërtesa gjendet 900m larg(8min këmb) dhe nga qendra(Sheshi Skënderbej) është 2.5km(25-min në këmb). Në një mikro-zonë, të qetë, të pastërt, me pamje të bukur/çlodhëse e qetësues, ku nga Shtëpia/Ndërtesa shikohet pllaja e Dajtit, kodra e Priftit, si dhe Kryegjyshata dhe një pjesë e Lanës (Materniteti Ri/qendra Tiranës. Ndërtesa është komplet ndërtim i ri, me konstruksion monolit (hekur e beton) që nga themelet, me kollona dhe arkitrarë beton-arme, ndarjet në kate me beton të derdhur dhe çatia beton i derdhur dhe e mbuluar me tjengulla, ndërsa muret me tulla të kuqe dhe të suvatuara edhe nga jashtë. Ndërtesa është me projek inxhinierik, me lartësia për çdo kat mbi 3m, me punime të realizuar nga sipërmarrës e profesionist të kujdesshëm.
    Apartamenti/komplet kati 3--të Banim: Në këtë kat, ngjitesh me shkallë që janë apostafat për katet e banimit. Sipërfaqa totale, bashkë me shkallët e katit 4-tërt është 143.5m2 dhe forma është drejtkëndore me përmasa 16m gjatësi (thellësi) dhe 9m gjërësi. Apartamenti është me shumë drite natyrale në të 3-anët, me shumë pamje si larg dhe afër, lehtësisht i ajroshëm, çdo pjesë e tij me drite dhe ajrosje natyrale. Në apartament janë kryer të gjitha instalimet elektrike dhe hidraulike, si dhe tubacionet për çiller, muret të suvatuara, dritaret dhe dyert e ballkonit janë vendosur duralumin dopio-xham, ngjyurë kafe. Apartamenti është i papërfunduar plotësisht, mbeten për tu shtruar pllakat ose parketi, në banjo-dush janë bërë të gjitha instalimet mbetet shtrimi dhe veshja me pllaka, si dhe kompletimi me hidrosanitare e kabin-dushi, dhe vendosja e dyerve të brendëshme e lyerja. Apartameti është i tipit 2+1 me 1-tualet dhe një ballkon të madhe, por mund të përshtatet lehtësisht edhe në 3+1 me 2-banjo. Planimetria aktuale e funksionimit është; porsa futesh në një mini-koridor të hapur, në të djathtë gjendet një dhome gjumi, përmasa normale, e pamobiluar, bosh me dritare nga jug-lindja. Nga mini-koridori drejt dhe majtas gjendet pjesa e ndënjes/sogiono me zonën kuzhin-ngrënie, mjaft e bollshme, formë të rregullt drejtkendore, e përbëre nga zona ngrënies dhe ndënjes, e pakompletuar dhe pamobiluar, me 2-dalje, me derë-dritare vetrat të mëdha për në ballkon-llozh, nga perëndimi dhe veri-perëndimi, përmasa të bollshme, formë drejtkëndore i gjatë që përshkon të gjithe pjesën e ndënjes, me pamje nga Dajti, drejtimi Krujës, dhe Lana/qendra Tiranës. Nga pjesa e ndënjes-kuzhin në vazhdim kalohet në një tjetër mini-koridor ku në ballë gjendet një dhome gjumi, përmasa normale, bosh, me dritare nga jug-lindja, ndërsa në të djathtë mini koridorit gjendet banjo-dush, përmasa normale, e pakompletuar, jo- funksionale, me dritare nga lindja.
    Përdorimi/shfrytëzimi e situata aktuale: Apartamenti i katit të 3-të nuk është bërë ndonjëhere funksional, por ka shërbyer si magazin për zahire të ndryshme, tashmë është destinuar për shitje.
    Preferencat dhe kushte e shitjes: Shitet si një i tërë, i gjithë apartamenti/kati, dhe i është lënë mundësia blersit që ta përfundoje sipas shijeve dhe gustove të tij.
    Dokumentacioni: Apartamenti, si dhe ndërtesa e banimit është me Çertifikat Pronësie, i shitshëm në çdo moment.
    Çmimi i Shitjes: Apartamenti me sipërfaqe 143m2, shitet me me 121'500 € (850 €/m2), diskutueshëm, në gjëndjen që ndodhet.
    Adresa: Rruga "Pjetër Gurakuqi" e lidhur direkt me rr."Ali Shefqeti",150m nga rrethe-rrotullimi Shkozës mbi Lanë, tek Poligrafiku/Kryegjyshata (ku përfundon rr."A.Demi"), 800m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" Tiranë. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    Stc.Unazës pranë D.Përgjithëshme Policisë së Shtetit/përball Min.Jashteme, Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X